Zyra e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës do të jetë e hapur çdo ditë dhe do të kenë mundësinë që të gjitha grupet parlamentare, por edhe qytetarë të drejtohen për çdo gjë tek kryesuesi.”Kjo zyrë do të funksion çdo ditë me orare sipas nevojave, por megjithatë çdo ditë do të jem prezent këtu në komunë dhe do të mundohem të jap kontributin tim në përkrahjen e qytetarëve për çdo ditë dhe në çdo rast, gjithmonë brenda mundësive që mund t’i ndihmojmë për shkak të asaj se shpesh qytetarët kanë kërkesa që nuk lejohen me ligj”, ka thënë Zariqi, duku theksuar se bashkëpunimi në asnjë mënyrë nuk do të mungojë edhe me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun.”Gjithashtu, në detyrën time si kryesues do të bashkëpunoj me kryetarin dhe stafin e tij për mbarëvajtjen e punëve, sepse janë të ndërlidhura punët e kryetarit me të kuvendit gjithashtu do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha partitë politike, por gjithnjë duku avancuar dhe duku kultivuar demokracinë parlamentare edhe në Kuvendin e Komunës së Ferizajt me të gjitha partitë me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në Kuvend, por edhe jashtë Kuvendit, sepse kjo është në interes të të gjithë qytetarëve”, është shprehur Zariqi.
Numri një i Kuvendit të Komunës, me të marrë këtë pozitë ka theksuar se puna e Kuvendit të Komunës do të udhëhiqet në mënyrë transparente. “Çdo gjë do të jetë publike dhe transparente dhe asnjëherë nuk do të ketë mundësi që të kalojë ndonjë vendim, apo propozim rregullore pa u diskutuar gjithnjë do të mundohem të respektojë rregulloren e punës dhe ligjet ne fuqi”, tha Zariqi.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, gjatë këtij takimi me gazetarë ka theksuar se sfida kryesore gjatë mandatit të tij do të jetë angazhimi i përhershëm në ngritjen e çështjes së demokracisë, çështje të rregulloreve që janë në interes të qytetarëve.
Këtë të premte ka filluar punën e tij Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi. Ai në takim e tij me gazetarë ka theksuar se gjatë periudhës sa do të jetë kryesues do të mundohet që të respektojë ligjet në fuqi, por gjithmonë do të jetë edhe transparent.