Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por në veçanti për punën që bënë Kuvendi i Komunës. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Agim Aliu, ekipin e OSBE-së e ka njoftuar edhe për mbledhjen e ardhshme e cila do të mbahet me 30 shtator , ku do të diskutohet për shqyrtimin dhe miratimin e draft rregullores mbi vendosjen e tatimit në pronë për vitin 2012, shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2012-2014 si dhe një informatë për përgatitjen e vitit shkollor 2011-2012.
Ndërsa ekipi i OSBE-së ka vlerësuar lart punën e Kuvendit të Komunës, duke thënë se gjatë këtij viti janë marr vendime të rëndësishme për qytetin e Ferizajt. Takime të tilla pritet të mbahen edhe në të ardhmen.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu , është takuar me koordinatorin e ekipit të OSBE-së për komunën e Ferizajt, Nicohlas Stansfield si dhe me zonjën Sadete Tërnava-Osmanin.