
Me këtë rast të dyja palët janë dakorduar që ky bashkëpunim që ka filluar edhe para nënshkrimit të memorandumit të vazhdojë në të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu çështjet si në aspektin ekzekutiv po ashtu edhe në atë legjislativ.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës më këtë rast para përfaqësuesve të CSSP-së ka vlerësuar lart edhe kontributin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, që ka ndihmuar edhe më parë komunën e Shtërpcës.”Kjo gatishmëri e kryetarit Xhemaili është që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje, sepse është në interes të këtyre dy komunave fqinjë dhe çështjet që kanë të bëjmë mes këtyre dy komunave të bisedohen në sektorët përkatëse dhe si komunë më e madhe dhe më me përvojë në bazë të rezultateve që kemi shënuar ,ndjejmë obligim dhe përgjegjësi më të madhe që këtë përvojë, dije dhe këto rezultate t’i bartim edhe në komunë e Shtërpcës “, ka thënë Aliu.
Ndërsa, përfaqësues të CSSP-së, kanë çmuar lart kontributin e Komunës së Ferizajt, që ka dhënë deri tash dhe ky bashkëpunim le të jetë sa më përmbajtjesor dhe cilësor dhe se memorandum marrëveshje të jetë gjithmonë në interes të këtyre dy palëve.
U diskutua për memorandumin e bashkëpunimit i cili është në mes dy komunave fqinjë të asaj të Shtërpcës dhe të Ferizajt.