Festivali tradicional i këngës popullore “Kosovarja këndon”, i cili për çdo vit mbahet në Ferizaj edhe këtë vit është paraparë të organizohet në datën 28 nëntor. Naim Ferati drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, ka thënë se këshilli organizativ i këtij festivali është duke bërë të gjitha përgatitjet.
Ndërsa sa i përket interesimit të konkurrenteve për të marrë pjesë në këtë festival të këngëve të dëgjuara më parë, Ferati ka thënë se sipas të dhënave të trupës organizative ai është i kënaqshëm, dhe se presin një paraqitje të mirë të pjesëmarrëseve.
Autoritetet komunale të Ferizajt ndër të tjerash bënë të ditur se festivali i këngës popullore “Kosovarja këndon “do të financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe drejtoria komunale përkatëse. Konkursi për pjesëmarrëset në këtë festival do të jetë i hapur deri më datën 13 nëntor, për të vazhduar më pas me audicionin në datën 14 këtij muaji.
Naim Ferati drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, ka thënë se këshilli organizativ i këtij festivali është duke bërë të gjitha përgatitjet.