REPUBLIKA E KOSOVËS ● REPUBLIKA KOSOVA ● REPUBLIC OF KOSOVO
KOMUNA E FERIZAJT ● OPŠTINA UROŠEVAC ● MUNICIPALITY OF FERIZAJ
Shpall
KONKURS PER PRANIMIN E KONTROLLORËVE NË PROJEKTIN E REGJISTRIMIT TË POPOLLSISË NË KOSOVË
Kriteret :
Të gjithë kandidatet e interesuar të cilët i plotësojnë kriteret e mëposhtme mund të aplikojnë për punën e kontrollorit në projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë :
1. Të jetë banor i Kosovës, dhe të paraqitni dëshmin e identitetit
2. Të ketë reputacion të mirë dhe të mos të jetë nën hetime
3. Të ketë kualifikim univerzitar apo shkollen e lartë, përjashtohen nga ky kriter personat të cilët kanë pervojë në shërbime statistikore
4. Të jetë banorë i komunës ku pjesa më e madhe e detyrave është e percaktuar
5. Të ketë aftësi për të folur dhe kuptuar bisedat normale në më së paku njërën prej gjuhëve të kërkuara në konkurs (ju lutem përcaktoni gjuhët të cilat i flisni)
6. Të jetë i gatshëm të merr pjesë në sesionet e trajnimeve dhe të ketë aftesi trajnimi dhe kontrolli per punën e regjistruesve.
7. Të jetë i lirë nga secila punë obligative për tërë periudhën e caktuar në regjistrim
8. Të posedoj një telefon mobil
9. E preferuar, te ketë leje për vozitje
10. Të jetë i gatshëm për punë me orar të zgjatur te punës, të punojë edhe gjate ditëve të vikendit
Nuk merren në shqyrtim aplikacionet e kandidateve të cilët:
• Janë të angazhuar në veprimtari të partive politike gjatë kohës së kryerjes së detyrës në regjistrim në periudhën brenda 24-orëve.
• Janë të punësuar si vlerësues i tatimeve, kontrollor i tatimeve apo oficer i zbatimit të ligjit
Detyrat dhe përgjegjësit
Kandidatet të cilët arrijnë të përzgjidhen për punën e kontrollorit, ata do të trajnohen nga mbikëqyrësit e tyre. Pastaj kontrolloret do të mbajnë trajnime për regjistruesit që do ti kenë në përgjegjësinë e tyre regjistruesit do, të mbështetin/ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave të kryer nga ana e regjistruesve, të pajisin regjistruesit me materialet e regjistrimit dhe ti siguroni udhëheqësit/mbikëqyrësit pyetësorët e plotësuar dhe të kontrolluar.
Si shtesë, ju duhet të jeni në dispozicion për së paku 10 ditë pas përfundimit të regjistrimit ( data e vlerësuar e përfundimit të detyrës suaj është 25 Prill 2011).
Ju po ashtu do të jeni të ngarkuar për kontrollin e cilësisë të punës së kryer nga regjistruesit.
Gatishmëria në kohë dhe saktësia janë shumë me rëndësi në punën e kontrollorit, në përmbushjen e standardeve të regjistrimit. Po ashtu në vargun e detyrave tuaja është se ju do te ri-intervistoni disa prej ekonomive familjare për të siguruar se regjistruesit kanë regjistruar përgjigjet saktësisht.
Kohëzgjatja e aplikimit
Prej 07.02.2011 deri 18.02.2011
Kohëzgjatja e punës
Punësimi do të zgjasë 1.5 muaj nga 10 Mars-25 Prill 2011
Puna,Orët dhe Pagesa
Puna ditore e regjistrimit zakonisht kryhet brenda orarit prej 08:00 deri 20:00. Rregullisht gjatë procesit të regjistrimit, ju duhet të punoni më vonë me qëllim të grumbullimit dhe kontrollimit të punës ditore të regjistruesve. Për të plotësuar afatet, regjistruesit tuaj duhet të jenë në dispozicion të punojnë kur personat që përgjigjen janë në shtëpi. Jeni të gatshëm për të qenë të zënë/ngarkuar veçanërisht gjatë vikendeve
Ju do të paguheni në bazë të punës që mbuloni për atë periudhë. Pagesat mbulojnë trajnimin tuaj, trajnimin që ju e mbani për regjistruesit, punën e kontrollimit gjatë regjistrimit dhe periudhën e pas-regjistrimit të kontrollimit të pyetësorëve dhe hartimin e formave përmbledhëse. Ju po ashtu do të merrni kompensim të udhëtimit.
Paga baze mujore do të jetë 400 euro.
. Trajnimi
Ju do të trajnoheni nga mbikëqyrësit tuaj për 5 ditë ( nga 14 deri 18 Mars 2011) dhe ajo do të mbahet në komunën tuaj. Nga 21 deri 25 Mars 2011 ju, së bashku me 3-4 kontrollor tjerë dhe me mbështetje të Instruktorit shtetëror, do të trajnoni një grup rreth 25 regjistrues.
Dy ditë para fillimit të regjistrimit (29-30 Mars 2011), ju do të siguroni trajnim praktik në rajonin tuaj të caktuar për regjistruesit tuaj të caktuar (rreth 6 persona). Ju po ashtu do të ndihmoni regjistruesit tuaj për të interpretuar dhe azhurnuar hartat e territorit të tyre. Gjatë trajnimit nga ana e udhëheqësve, ju do të pajiseni me një udhëzues, një hartë të territorit/zonës të caktuar, si dhe materiale të tjera të regjistrimit .
Procedurat e Aplikimit
Aplikacionet mund te shkarkohen ( merren) ne web faqen e ESK-se ne link-un:
htt://.www. esk.ks-gov.net tek lidhja rekos2011 apo ne ndërtesën e Komunës së Ferizajt, në
zyren nr. 128 , kati i I.
Aplikacionet dorëzohen ne ndërtesën e komunës në zyrën nr. 128 , kati i I, çdo ditë duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
Komuna e Ferizajt
Komisioni Komunal i Regjistrimit -Ferizaj
Adresa: rr. “Dëshmorët e kombit”
Komisioni Komunal i regjistrimit është një punëdhënës me mundësi të barabarta.
Të gjithë kandidatet e interesuar të cilët i plotësojnë kriteret e mëposhtme mund të aplikojnë për punën e kontrollorit në projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë :