Në këtë koncert merrnin pjesë Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajdin Abazi, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica, përfaqësues të KFOR-it amerikan në Kosovës, Drejtorë të drejtorive komunale , si dhe shumë mysafirë të tjerë. Me këtë rast përfaqësues të KFOR-it amerikan, kanë qenë të inpresionuar me pikat modern në të cilat kanë ekzekutuar orkestra e shkollës së muzikës “Çesk Zadeja”.
Drejtoria Komunale e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj në bashkëpunim me orkestrën e shkollës e mesme të muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, me rastin e 4 korrikut ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë mbajtur një koncert modern.