Zyra Rajonale e OSBE-se ne Gjilan ka organizuar një trajnim me grupin e grave lidhur me shkathtësitë e komunikimit në raport me publikun. Drejtori i OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, ka thënë se ky trajnim është organizuar ne vazhdën e përkrahjes dhe fuqizimit te grave grave ne proceset vendimmarrëse neper 11 komunat e rajonit. Sipas tij, ky trajnim ka për qellim rritjen e shkathtësive te komunikimit, në përgjithësi,e në veçanti ngritjen e nivelit te komunikimit te grave të qeverisjes lokale brenda punës dhe përgjegjësive te tyre, me qytetarët.
“Gjate procesit te komunikimit ekziston një sere faktorësh që ndikojnë se a do të jemi të suksesshëm për të arritur qëllimin tonë apo jo”, tha Bifar.
Z. Bifar i paraqiti në mënyre teorike dhe praktike llojet e komunikimit, mënyrën e komunikimit, standardet protokollare të komunikimit të cilat do të ndihmonin në bartjen e suksesshëm të porosisë para qytetarëve.
Pjesëmarrëset thanë se trajnimet e llojit të tille ku metodologjia e punës lejon pjesëmarrje direkte janë shumë të rëndësishme, sidomos për fushatat avokuese për një çështje te caktuar e për të cilat çdoherë ka nevoje.
Trajnimi u financua nga OSBE-ja, nën udhëheqjen e Znj. Sadete Tërnava-Osmani, e cila ka vlerësuar larte rendësin e pjesëmarrjes aktive te grupit te grave te Ferizajt duke i ftuar ato të jenë pjese e pandashme e proceseve vendimmarrëse në komune.
Në këtë trajnim morën pjesë të gjitha gratë e përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, por edhe gra të tjera nga fusha të ndryshme të Komunës së Ferizajt. Në këtë trajnim ato kanë mësuar në mënyre teorike dhe praktike llojet e komunikimit, mënyrën e komunikimit, standardet protokollare të komunikimit të cilat do të ndihmonin në bartjen e suksesshëm të porosisë para qytetarëve.