USHTRIM – SIMULIMI “SHPATA E ARGJENDË”
KABINETI I KRYETARIT
Komunikatë për medie Nr.10
Shtabi emergjent i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së sotme është njoftuar nga distributori i energjisë elektrike për Kosovën (KEDS)se afër 600 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjes së shumëfishte në linjave të energjisë elektrike në në rrugën “Rexhep Bislimi”. Zona e prekur është jugu i rrugës “Rexhep Bislimi” dhe lindja e rrugës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”.Sipas KEDS-it nevojiten rreth 24 deri në 28 orë derisa energjia elektrike të rikthehet në atë zone.
KEDS-i, po ashtu ka njoftuar shtabin emergjent qe edhe 5000 mijë shtëpi dhe lokale afariste kanë mbetur pa energji elektrike në Ferizaj. Sipas zëdhënësit të KEDS-it, shirat e mëdha e kanë mbushur me ujë trasformatorin e rrymës dhe ata e kanë ndërprerë atë që t’i shmangen dëmeve të mëtutjeshme. Zona e prekur është në rrugët si atë të: “Reçaku”, “Hasan Prishtina”, “Rexhep Bislimi” dhe “Ahmet Kaqiku”. Ndërprerja mendohet të jetë për 24 orët e ardhshme, së paku.
Ekipet e KEDS-it janë në terren ndërsa kanë njoftuar se po punojnë me përkushtim të shtuar në menaxhimin e kësaj situate.