USHTRIM – SIMULIMI “SHPATA E ARGJENDË”
KABINETI I KRYETARIT
Komunikatë për medie Nr.09
Shtabi emergjent i Komunës së Ferizajt, është mbledhur sërisht pas marrjes së informacionin që katër fëmijë kanë rënë në lumin Nerodime në fshatin Doganaj në lagjen Haxhimusa. Menjëherë ekipet e kërkim shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pas shumë kërkimeve është arritur që të bëhet gjetja e fëmijëve, por fatkeqësisht njëri prej tyre pa shenja jeta.
Ekipet e FSK-së së bashku me ekipet mjekësore trupin e pa jetë të fëmijës e kanë dërguar për obdukacion. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurorët.
Shtabi emergjent, por edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka shpreh keqardhjen e tij, në lidhje me këtë rast, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët që të shmangin edhe daljet nëse nuk kanë nevojë.
Shtabi emergjent po ashtu njofton qytetarët që situata po shkon drejt normalizimit, ndërsa për çdo gjë mund të lajmërojnë në numrin emergjent 112 pa pagesë (Qendra Operative Emergjente)