USHTRIM – SIMULIMI “SHPATA E ARGJENDË”
Komunikatë për medie Nr 06
Shtabin emergjent të Komunës së Ferizajt e kanë vizituar edhe drejtues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Arben Halili i autorizuar i Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, këta të fundit i ka njoftuar në lidhje me situatën e krijuar, ndërsa ka shtuar se nuk duhet të shkaktohet panikë tek qytetarët.
Në këtë takim u tha se ekipet po punojnë me përkushtim të shtuar në mënyrë që t’ju dalin në ndihme të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.
Qytetarët mund të drejtohen tek numri emergjent 112 pa pagesë (Qendra Operative Emergjente)