USHTRIM – SIMULIMI “SHPATA E ARGJENDË”
Komunikatë për medie Nr 04
Shtabi emergjent gjatë ditës së sotme është takuar edhe me Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Emin Beqirin, për të diskutuar gjendjen në gjithë territorin e Komunës së Ferizajt pas vërshimeve të ndodhura.
Drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencës Arben Halili i autorizuar i kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, këta të fundit në mënyrë të detajuar i ka njoftuar në lidhje me vërshimet e ndodhura ditëve të fundit në qytetin e Ferizajt.
U konstatua që gjendja po shkon rreth përmirësimit dhe nuk duhet të krijohet edhe panikë tek qytetarët ferizajas.
Komuna e Ferizajt, kërkon nga qytetarët dhe përgjegjësit e angazhuar në këtë operacion që të tregojnë maturi, vigjilencë dhe të trajtojnë me vlerësim të shtuar racional gjithë situatën në mënyrë që të mos shpërndahet frikë në mesin e qytetarëve.
Autoritetet lokale garantojnë qytetarët se i gjithë mekanizmi i kontrollit dhe menaxhimit të sigurisë është në veprim dhe po bëjnë përpjekje maksimale në sanimin e gjendjes.
Qytetarët mund të drejtohen tek numri emergjent 112 pa pagesë (Qendra e Alarmimit dhe Shpëtimit)