USHTRIM – SIMULIMI “SHPATA E ARGJENDË”
ZYRA E KRYETARIT TË KOMUNËS
Komunikatë për medie Nr.03
Pas vërshimeve shpallet gjendje emergjente në gjithë territorin e Ferizajt
Reshjet e dendura të shiut kanë derivuar rritjen e nivelit/sasisë së ujit në zona të caktuara të Ferizajt, duke përmbytur hapësira të gjera si shtrirje dhe ekonomi familjare. Për këtë shkak, me qëllim mobilizimin e gjerë të të gjithë akterëve institucional të përfshirë në operacionin e menaxhimit të kësaj fatkeqësie natyrore, i pari i Ferizajt, Agim Aliu pas takimit me anëtarët e Qendrës Operative Emergjente, në ora 11:17 minuta shpalli gjendjen emergjente në gjithë territorin e Ferizajt, deri në përfundimin e aksionit të evakuimit dhe përmirësimin e situatës.
Sipas raportimeve nga terreni, gjendja më e vështirësuar paraqitet në shkollën “Afrim Abazi” ku do të ndërpritet procesi mësimor me qëllim shmangien e rreziqeve eventuale.
Komuna e Ferizajt, kërkon nga qytetarët dhe përgjegjësit e angazhuar në këtë operacion që të tregojnë maturi, vigjilencë dhe të trajtojnë me vlerësim të shtuar racional gjithë situatën në mënyrë që të mos shpërndahet frikë në mesin e qytetarëve.
Autoritetet lokale garantojnë qytetarët se i gjithë mekanizmi i kontrollit dhe menaxhimit të sigurisë është në veprim dhe po bëjnë përpjekje maksimale në sanimin e gjendjes.