Jemi hyrë në sezonin e verës, pikërisht kur fillon fushata e korrje-shirjeve, që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore. Prandaj me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes së jetës së qytetarëve, të gjësë së gjallë, pronës dhe të ambientit.
Apelojmë, që të jemi të gjithë të KUJDESSHËM dhe VIGJILENT për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen, lajmërimin dhe alarmimin me kohë dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit.
Informimin mund t’a bëni në Qendrën Operative Emergjente të rajonit përkatës, nëpërmjet numrit të integruar emergjent -112 (këtë numër emergjent -112, mund t’a thirrni dhe merni pa prefiks, nga cilido qoftë vend apo pozitë: tunele, puse, bodrume, humnera, kanjone, etj., në Republikën e Kosovës. Thirrja në këtë numër është pa pagesë- falas.)
Shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, në numrin e telefonit: fiks -093 apo 933 me celular.
Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit: fiks -92 apo 192 me celular.
Ndihmën e shpejtë: fiks – 94 apo 194 me celular.
(të gjitha thirrjet janë pa pagesë).
Zjarr-vëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pa kujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!
Kujdes nga Zjarr-vëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pa kujdesia