Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore ,Persona të Pagjetur dhe Peticion, Suzan Novobërdaliu, në këtë takim ka theksuar se si komision parlamentar i Kuvendit të Kosovës angazhohet maksimalisht në ndërtimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fushën e juridiksionit të tij.” Si aktivitet kryesore , Komisioni ka shqyrtimin dhe amandamentimin e ligjeve ,mbikëqyrjen dhe zbatimit të ligjeve dhe monitorimin e resorëve të Qeverisë që bie në kompetencën e Komisioni’, ka thënë Novërdaliu, ndërsa ka shtuar se aktualisht puna e Komisionit është e fokusuar në mbikëqyrjen e zbatimin të Ligjit për Barazi Gjinore në Kosovë, si metodë për identifikimin e çështjeve ,problemeve dhe sfidave që paraqiten gjatë zbatimit e duke përdorur më pas të dhënat e bazuara dhe evidencat si bazë për formimin e alternativave që do të ndikonin në ngritjen e cilësisë së normave që avancojnë gjendjen e barazisë gjinore në shoqëri.
Për këtë qëllim ky Komision në bashkëpunim me UNDP dhe OSBE-në ka bërë edhe një formë të pyetësorit për të gjitha komunat e Kosovës, për të parë nga afër se sa kanë arrit komunat të realizojnë ligjin për barazi gjinore.” Pyetjet dalin nga ligji i barazisë gjinore, ku ligji parasheh edhe obligimet e komunave për çështjet e barazisë gjinore dhe ky pyetësor, planifikon matjen se sa është arrit me u realizua ligji për barazi gjinore në nivelin komunal në Kosovë”, ka thënë Ervin Ibrahimi , nga UNDP-ja.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku, ka theksuar se ky pyetësor është i një rëndësi shume të madhe për shkak se në këtë formë shihet edhe të arriturat, por edhe të metat e zyrës së Barazisë Gjinore.
Edhe zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Ferizajt, Vjollca Krasniqi, ka theksuar se këto takim kanë rëndësi shumë të madhe.
Në këtë takim u tha se barazia gjinore ndërmjet gjinive është vlerë themelore e zhvillimit demokratik të një shoqëri. Barazia gjinore në shoqëri do të arrihej atëherë kur përfshirja e dy gjinive në institucione do të arrinte në nivelin 50 për qind me 50 për qind , por Ligji aktual për Barazi Gjinore përcakton se “pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve arrihet në rastet kur pjesëmarrja e një gjinie në institucione , organe apo në nivele të pushtetit është 40 për qind. Prandaj mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit do të bëhet për të matur shkallën e zbatimit të normës 40 për qind.
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, personat e pagjetur dhe peticione, ka qëndruar në Ferizaj, ku u pritën nga drejtori i Administratës dhe Personelit, Vesel Zhinipotoku, Vjollca Krasniqi nga njësitë për barazi gjinore si dhe Musli Marevci .