Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë marrë sot një numër ankesash nga qytetarë të Ferizajt lidhur me aksionin e policisë për largimin e punëtorëve të krahut nga vendqëndrimi afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj dhe konfiskimin e mjeteve të tyre të punës.
Kryetari Sfarqa dëshiron të sqarojë qytetarët dhe opinionin publik se largimi i punëtorëve të krahut nga vendqëndrimi tek Xhamia e Madhe, ku ata dalin rëndom për të kërkuar punë, si dhe konfiskimi i mjeteve të tyre të punës, nuk është bërë me urdhër të tij, as me nismë të inspektoratit komunal.
Kryetari Sfarqa është në dijeni për një vendim të mëhershëm të Komunës, që vendqëndrimi i punëtorëve të krahut tek Xhamia e Madhe, të zhvendoset për disa metra më tutje dhe zotohet se do ta rishqyrtojë vendimin në fjalë dhe do të përpiqet për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në afat sa më të shkurtër, duke respektuar të drejtat dhe interesat e punëkërkuesve, por edhe dispozitat ligjore e rregulloret në fuqi.
Kryetari i Ferizajt zotohet se do të përpiqet për të gjetur zgjidhje të përshtatshme e të ligjshme edhe për shitësit e rrugës dhe për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari të palicencuara.