Drejtori i drejtorisë komunale për Ekonomi , Financa dhe Buxhet në komunën e Ferizajt, Mustafë Grainca është shprehur se në këtë raport është precizuar dhe saktësuar mjaft qartë edhe opinoni i auditorit.”Dua të ceki këtu se organizata jonë buxhetore ose komuna jonë që nga vitit 2004 nuk ka pasur një opinion të mirë në pasqyrat financiare dhe është dashur që dy vite i tërë stafi dhe kryetari i komunës të ndërtoj dhe të ngrisë performancën e pasqyrimit të drejtë në anë të të gjitha transaksioneve të njohura”, ka thënë drejtori Grainca, ndërsa ka shtuar se brenda një viti fiskal në pasqyrat financiare ka rezultuar sukseshëm që për vitin 2010 , komuna e Ferizajt ka pranuar një opinion të pa kuafalifikuar.”Ne duhet të theksojmë se një organizatë buxhetore , mund të fitoj të drejtën për huamarrje në organziatën qëndrore financiare vetëm atëherë , kur ajo dy vite rradhazi publikohet në opinon të të pa kualifikuar nga zyra e auditorit gjeneral”, tha Grainca.
Në këtë raport, u bë e ditur se ka edhe të gjetura, e një prej tyre që e rekomandon zyra e auditorit, që patjetër të pasurohet në pasqyrën financiare, e që në fakt nuk e kanë dëmtuar kualifikimin në këtë opinion, është evidentimi e aseteve të komunës në sistemine freebalancit. “Në fakt, ka dy muaj që kryetari Bajrush Xhemaili, ka krijuar komisionin për vlerësimin e pasurisë dhe është duke u punuar dhe shpresoj që deri në shtator të këtij viti, ne do të kemi të vendosura vlerën e aseteve të komunës në sistemin e freebalancit”, ka thënë Grainca.
Ndërsa një e gjetur tjetër, po ashtu e rekomanduar nga auditori, që të eleminohet, është se në planifikim të bugjetit për vitin 2010, nuk kanë planifikuar mjete për të shpenzuar për detyrime të kontigjentit që kanë të bëjnë me vendimet që binë gjykatat për paditësit ndaj të paditurve.
Të gjetura tjera kishte edhe në zyrën e prokurimit, që kryesisht kishin të bënin me mos ndëshkim të operatorëve për shkeljen e planit dinamik, të cilët operator kryetari Xhemaili veqse i ka ndëshkuar disa kompani. Ndërsa e gjetur tjetër në këtë zyrë ishte edhe nënshkrimi i kontratave pa zotim të mjaftueshëm të mejteve. “Kjo e gjetur, ndoshta do të përsëritet edhe këtë vit, për arsyeje se planifikimi bugjetor për projekte kalpitale asnjëherë nuk po është në përputhje me vlerën e ofertave që sjellin operatorët. Shpesh herë del që vlera e zotuar të jetë më e vogël, por ndodh edhe e kundërta”,ka thënë Grainca, duke bërë të ditur se të gjitha këto të gjetura që janë evidentuar asesi nuk dëmtojnë atë, që Komuna e Ferizajt, është ranguar me opinion të pakualifikuar.
Një organizatë bugjetore, mund të fiton të drejtën për hua marrje në institucione të tjera qendrore financiare, vetëm atëherë kur ajo organizatë bugjetore, dy vite rradhazi kualifikohet me opinion të pakualifikuar nga Zyra e Auditorit Gjeneral.
Komuna e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve ka pranuar nga Zyra e Auditorit Gjeneral, raportin e auditorit final për përmbylljen e vitit fiskal 2010, ku është ranguar me një opinion të pa kualifikuar, i cili në gjuhën e auditorit konsiderohet si një opinion superior.