Drejtori i Financave z. Mustafë Grainca priti në një takim pune drejtues të departamentit të tatimin në pronë të prirë nga drejtori z. Shkelzen Morina. Në këtë takim u bisedua për shumë çështje që kanë të bëjnë me tatimin në prone me fokus çështja e inkasimit të tatimin në prone për vitin fiskal 2012.
Drejtori Grainca njoftoj drejtuesit e departamentit të tatimin në prone për të arriturat në sektorin të hyrave konkretisht në njësinë e tatimin në prone, duke ndarë në këtë mes zhvillimet pozitive në fushën e inkasimit në të cilën komuna jonë vit pas viti ka shënuar performancë të lart, e të vërtetuar edhe nga vet drejtuesit e departamentit. Po ashtu drejtori Grainca përshkroi edhe çështjen e regjistrimit të pronave të paregjistruara proces ky që është duke u zhvilluar që nga fillimi i këtij viti për të cilën u dakordua se është një proces tejet rëndësishëm dhe i cili është duke u iplementuar me sukses nga ana e zyrtarëve të njësisë së tatimin në prone.
Në anën tjetër drejtori Morina ka përgëzuar komunën e Ferizajt për performancën e shkëlqyer që ka treguar dhe po tregon në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me tatimin në prone.
Morina gjithashtu kërkoj që edhe më tej të shtohen sukseset e komunës së Ferizajt, në mënyrë që ajo në të vërtet të jetë komunë shembull në departamentin e Tatimin në Pronë pranë Ministrisë së Financave.
Në këtë takim ishin prezent edhe auditori regjional i tatimin në prone z. Muhamet Murati .
Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit Mustafë Grainca ka pritur në një takim pune drejtorin e Departamentit të tatimin në pronë z. Shkelzen Morina.