Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore u bë nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit ku për komunat më të sukseshme u nda granti për teknologji informative si shpërblim në angazhimin e bërë gjatë fazës së implementimit të aplikacionit softuerik CSC/CMS.
Komuna e Ferizajt është përzgjedhur në grupin e ngushtë të komunave përfituese si shenjë mirënjohje për bashkëpunimin efektiv që ka treguar në funksionalizimin e sistemit "Softueri për bashkëpunim e zyrave për shërbim të qytetarëve
Komuna e Ferizajt është shpërblyer me këto paisje të teknologjisë informative: shtatë (7) kompjuterë desktop, një printer rrjeti, një laptop dhe një projektor. Pajisjet do të shfrytëzohen nga zyrtarët komunal të cilët kryejnë punët rreth funksionalizimit të sistemit CMS/CSC të cilët angazhohen për krijimin e Web Faqes, përgatitjes në mënyrë elektronike të aplikacioneve të ndryshme në shërbim të qytetarëve si dhe për nevoja të zyrtarit për informim. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim më Bankën Botërore dorëzoj grantin për teknologji informative komunës së Ferizajt si shpërblim në angazhimin e bërë gjatë fazës së implementimit të aplikacionit softuerik CSC/CMS.