Takime Konsultative rreth hartimit të Projekt-Buxhetit për vitin 2014-2016
Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2014-2016, Kryetari i Komunës, Agim Aliu fton qytetarët e Komunës së Ferizajt në takime konsultative duke filluar nga e hëna deri të hënën tjetër në lokacionet e shënuara më poshtë:
Me datë 19 gusht 2013 (e hënë), në ora 16:00, në objektin e shkollës fillore ,,Jeronim de Rada”,do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të parë të qytetit.
Me datë 19 gusht 2013 (e hënë), në ora 18:00, në shkollën fillore ,,Ahmet Hoxha”, do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të dytë të qytetit.
Me datë 20 gusht (e martë) në ora 16:00 në shkollën fillore “Astrit Bytyqi”, do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të tretë të qytetit.
Me datë 20 gusht (e martë) në ora 18:00 në shkollën fillore ,,Ganimete Tërbeshi”, do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të katërt të qytetit.
Me datë 21 gusht (e mërkurë) në ora 16:00 në objektin e shkollës së re në lagjen e Omurajve do te mbahet takimi me banoret e fshatit Gaçkë, Greme dhe Burrnik.
Me datë 21 gusht (e mërkure) në ora 18:00 në objektin e shkollës fillore në Zaskok, do të mbahet takim me banorët e fshatit: Doganaj, Zaskok, Pleshinë.
Me datë 22 gusht ( e enjte) ne ora 16:00 në objektin e shkollës fillore në Nerodime do të mbahet takim me banorët e fshatit: Jezerc, Nerodime e Poshtme, Nerodime e Epërme, Manastirc dhe Balaj.
Me datë 22 gusht ( e enjte) ne ora 18:00 në objektin e shkollës fillore të Slivovës, do të mbahet takim me banorët e fshatit: Dremjak, Lloshkobare, Slivovë dhe Koshare.
Me datë 23 gusht ( e premte) ne ora 16:00 në objektin e shkollës fillore në Prelez të Jerlive do të mbahet takim me banorët e fshatit: Muhoc, Talinovc i Jerlive dhe Prelez i Jerlive.
Me datë 23 gusht ( e premte) ne ora 18:00 në objektin e shkollës fillore në Surqinë do të mbahet takim me banorët e fshatit: Tërrn, Bablak, Prelez i Muhaxherve, Surqinë, Cërnillë, Mirash dhe Fushë e Madhe.
Me datë 24 gusht ( e shtune) ne ora 16.00 në objektin e shkollës fillore në Softaj do të mbahet takim me banorët e fshatit: Talinovc i Muhaxherve, Sazli, Softaj, Mirosalë, Rahovicë, Papaz, dhe Pojat.
Me datë 24 gusht ( e shtune) ne ora 18.00 në objektin e shkollës fillore në Sojevë do të mbahet takim me banorët e fshatit: Bibaj, Fshat i Vjetër, Sojevë, Zllatar dhe Dardani.
Me datë 26 gusht ( e hene) ne ora 16.00 në objektin e shkollës fillore ,,Besim Rexhepi” në Komogllavë do të mbahet takim me banorët e fshatit: Nikadim, Varosh, Gërlic, Rakaj dhe Komogllavë.
Pjesëmarrja e Juaj, të dashur bashkëqytetarë, do të jetë në funksion të dhënies së ideve e propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt dhe do të jetë mundësi që ju të jeni ata që do të vendosni për të ardhmen Tuaj.
Me respekt, Agim Aliu, Kryetar i Komunës
Ferizaj,gusht 2013
Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2014-2016, Kryetari i Komunës, Agim Aliu fton qytetarët e Komunës së Ferizajt në takime konsultative duke filluar nga e hëna me dt.19 gusht deri me 26 gusht 2013.