Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ronit Abdullahu në një Konference për gazetarë ka njoftuar për aktivitete që ka përgatitur Komuna e Ferizajt me rastin e pesë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut, organizohet 5 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Aktivitete të cilat do të shënojnë këtë ditë janë:
09.30-10:00- Homazhe te Memoriali i Dëshmorëve,
nisja nga sheshi “Adem Jashari “
11:00- 11:45- Akademia Solemne
Pjesa foljore
-Fjala e Kryetarit
-Fjala e përfaqësuesit të Shoqatave të Dala nga Lufta
Pjesë artistike
-Pianisti i vogël
-Okteti (pika interpretuese)
-këngë për Çamërinë”-Fatjonë Malsiu
-pikë muzikore- Liridon Sadriu
-grupi i baletit(fëmijët)
11:45- Ekspozitë e fotografive- Eqa në Teatër
14:00-15:30 Program artistik në teatër
-kolazh artistik të përgatitur me fëmijët 5-6 vjeç në shenjë simbolike të 5 vjetorit të Pavarësisë
17:00-18:00-Ekspozitë kolektive në Qendrën e Kulturës
-Galeria e Arteve dhe SHAF ”Zef Kolombi”
16;00-18:00 Koncert ne shesh
-Grupet muzikore të shkollave dhe të të rinjëve
18:00-20:00- Estrada ferizajase (këngëtarët ferizajas)
20:00-22:00- Orkestra me Ilire Avdiun- koncert
22:00- Fishekzjarrët