Ftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, mediat, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit, të marrin pjesë në dëgjimin e parë buxhetor, të organizuar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili me temë: “Hartimi i projekt buxhetit për vitin 2012-2014”.
Tubimi mbahet më datë 22 korrik (e premte ), me fillim në ora 11:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Pjesëmarrje sa më masovike e bën më përmbajtësor tubimin.
Me respekt,
Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës
Temë e debatit do të jetë “Hartimi i projekt buxhetit për vitin 2012-2014”