Caritas-i i Kosovës do të vazhdoj ta ndihmoj komunën e Ferizajt edhe më tutje me disa projekte sociale me interes për qytetarët.Të martën kjo organizatë ka nënshkruar një marrëveshje me komunën e Ferizajt për vazhdimin e disa projekteve të nisura më parë, por edhe për jetësimin e disa projekteve të tjera. Nga kjo marrëveshje përfitues do të jetë kopshti i ri i fëmijëve, pastaj një kategori e njerëzve që kanë nevojë për përkujdesje mjekësor, jetësimi i një projekt të edukimit mjedisor, si dhe vazhdimi i përkrahjes për Qendrën edukative në fshatin Dubravë.
Kryetari i Ferizajt, Muharem Svarqa, e ka vlerësuar këtë përkrahje, duke thënë se falë Caritas-it, sot po funksionon kopshti i ri i fëmijëve, Qendra edukative në Dubravë si dhe po punon një grup i personelit shëndetësor i cili me këtë marrëveshje do të rrite në 32 punëtorë. Ai e ka vlerësuar veçmas nisjen e një projekti që ka të bëjë me edukimin mjedisor, i cili direkt do të ketë ndikim jo vetëm në ruajtjen e ambientit, por edhe në parandalimin e shkatrrimit të pyjeve, dukuri kjo që kohëve të fundit ka marr përmasa shqetësues në komunën e Ferizajt.
"Ky bashkëpunim është tejet i rëndësishëm dhe ne si komunë e vlerësojmë këtë përkrahje që po e jep kjo organizatë" ka thënë Svarqa.
Nga ana tjetwr drejtori i Caritas-it të Kosovës, Don Viktor Sopi, ka thënë me këtë rast se misioni i Caritas-it është në shërbim të atyre që janë brenda projektit. Ai ka shtuar se nga kjo marrëveshje përfitues do të jenë qytetarët e vendit, duke sjellur shembullin e qendrës edukativo-arsimore në Dubravë , e cila sipas tij është vlerësuar nga Komisioni Evropian, si më e mira jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin.
"Misioni i ynë është në shërbim të qytetarit, përmes këtyre projekteve ne po e kryejmë një pjesë të misionit që ka oraganizata " ka thënë Dom Viktor Sopi.
Mësohet se pjesëmarrja me mjete në të gjitha këto projekte do të jetë në proporcionin 60 me 40 për komunën, e cila edhe përkundër kësaj i është mirënjohëse kësaj organizate .
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharem Svarqa, këtë të martë ka nënshkruar dy marrëveshje të reja me drejtorin e Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi.