
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, aksionin në fjalë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm. Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që në 365 ditët e vitit, ta mbajnë pastërtinë në ambientin ku ata jetojnë sepse vetëm në këtë mënyrë, do të kemi një qytet të pastër. "Për ne si komunë, ky ishte viti i pastërtisë në qytet. Ne kishim prioritet në këtë vit, pastërtinë dhe arsimin dhe tani ndaj mendimin edhe me qytetarët se ka qenë më mirë se çdo herë tjetër pastërtia në qytet", ka thënë Xhemaili, duke shtuar se edhe deponitë e egra në qytet janë eliminuar në një masë shumë të madhe por ato duhet të mos përsëriten më. "Kemi filluar t’a instalojmë një kulturë, e cila do të na shërbejë shumë edhe për shëndetin tonë", ka thënë Xhemaili.
Bashkim Hyseni, drejtor i drejtorisë për Shëndetësi, ka thënë se Ekipi i Edukimit Shëndetësorë, vazhdimisht është marrë me edukimin e të rinjve për çështje të ndryshme të cila kanë të bëjnë me shëndetin. Në këtë aksion ishin të involvuar edhe kompania "Pastërtia", dhe tri shkolla të Ferizajt "Bashkë me këta zhvilluam një aksion i cili përcolli mesazhin, që të mirëmbajmë pastërtinë dhe ambientin. është e rëndësishme që të rinjtë ta dinë se është në funksion të shëndetit të mbahet një ambient i pastër", ka thënë Hyseni.
Adem Musliu, drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Elena Gjika", në Ferizaj, ka thënë se në shkollën që ai drejton aksioni për pastrim të ambientit është i përhershëm. "është kënaqësi e veçante pasi që aksionet e tilla po marrin përmasa shumë të mëdha", ka thënë Musliu, duke bërë apel që të ngritët vetëdija e qytetarëve dhe të krijohet një ambient i pastër gjithmonë.
Edhe Milazim Dërguti, drejtori i shkollës fillore "Gjon Serreqi", në Ferizaj ka thënë se mbeturinat nuk duhet të hidhen në vend e pa vend, por se duhet të ngritët vetëdija e të gjithëve. "Oborri i shkollës ka një sipërfaqe shumë të madhe dhe ai nuk mirëmbahet mirë nga disa nxënës por as nga disa banorë që jetojnë këtu afër", ka thënë Dërguti.
Për mbledhjen e mbeturinave gjatë këtij aksioni u kujdes kompania "Pastërtia", e cila gjatë këtij viti u ka shpallur luftë deponive të mbeturinave.
Aksioni për pastrimin e ambientit ishte një aksion i përbashkët, i Drejtorisë së Shëndetësisë, QKMF-së, Shkollave: "Elena Gjilka", "Gjon Serreqi", gjimnazit "Kuvendi i Arbërit", OJQ "Ti gëzojmë fëmijët" dhe "Caritasit".
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, aksionin në fjalë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm. Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që në 365 ditët e vitit, ta mbajnë pastërtinë në ambientin ku ata jetojnë sepse vetëm në këtë mënyrë, do të kemi një qytet të pastër. "Për ne si komunë, ky ishte viti i pastërtisë në qytet.