Piloti shqiptaro-amerikan, Xhejms Berisha është pritur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, i cili ka premtuar se do të angazhohet tek qytetarët dhe biznesi i Ferizajt për të ndihmuar misionin patriotik të pilotit shqiptar.
Piloti me prejardhje shqiptare kohë më parë ka përfunduar misionin e tij të lotimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në shtetet e Amerikës Latine.
Me rastin e vizitës në komunën e Ferizajt, piloti Xhejms Berisha ka thënë se ka nisur vizitat e tij nëpër qytete për të njoftuar nga afër qytetarët dhe institucionet për misionin që ka ndërmarrë me aeroplanin e tij dhe të shikohen mundësitë për misionin e tij që pritet ta zhvilloi në Afrikë.
“Tash e tutje jam duke u përgatitur për marrje të vizave për shtetet afrikane, ku mendoj ta vazhdoj misionin. Në të njëjtën kohë jam duke u takuar me kryetarë të komunave, për të grumbulluar fonde për këtë mision. Kjo, sepse në shtete tjera që kam kaluar, këtë e kam bërë nga fondet e mia personale, si dhe nga një përqindje e siguruar nga popullata e Kosovës dhe diaspora”, ka thënë ai.
Piloti Berisha theksoi edhe një herë se misioni i tij në vendet e Afrikës ka për qëllim të sensibilizoj çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke takuar gazetarë, zyrtarë nga ministri të punëve të jashtme dhe lider të shteteve përkatëse.
Kontributin e pilotit Xhejms Berisha e ka vlerësuar edhe kryetari i Ferizaj, Bajrush Xhemaili, duke thënë se punën që ka bërë piloti shqiptaro-amerikan e ka bërë për të mirën e vendit.
Me këtë rast, Xhemaili i ka dhuruar një shumë prej 1 mijë euro, duke i premtuar se do të lobojë tek qytetarët dhe bizneset e Ferizajt për të ndihmuar misionin e tij patriotik.
“Piloti shqiptar i ka hyrë një misioni me rëndësi për të internacionalizimit apo sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar që të njihet Republika e Kosovës. Ne u njoftuam me qëllimin e tij fisnik dhe i premtuam se do ta ndihmojmë, sepse ai ka nevojë për këtë. Dihet se është një mision tepër i rëndësishëm dhe patriotik, për çka ftoj bashkëqytetarët dhe bizneset që ta ndihmojnë në çfarëdo forme qoftë”, ka thënë Xhemajli.
Ndërkohë i lutur të komentojë raportet me MPJ të Kosovës dhe sa është ndihmuar nga ky institucion, Berisha ka thënë se ka takuar ministrin Skënder Hyseni, por nuk ka kërkuar ndihmë materiale, për shkak se ky është mision i tij burimin e ka nga populli
Me rastin e vizitës në komunën e Ferizajt, piloti Xhejms Berisha ka thënë se ka nisur vizitat e tij nëpër qytete për të njoftuar nga afër qytetarët dhe institucionet për misionin që ka ndërmarrë me aeroplanin e tij dhe të shikohen mundësitë për misionin e tij që pritet ta zhvilloi në Afrikë.