Komuna e Ferizajt bashkë me ekipin e Aktivitetit të USAID-it Kontrata sociale në korrik të këtij viti kanë mbajtur tri dëgjime buxhetore me pjesëmarrje. Këto dëgjime janë mbajtur një në qytetin e Ferizaj në Greme dhe në fshatin Komogllave.Nga këto dëgjimet buxhetore qytetarët ferizajas kanë përfituar këto projekte: mbjelljen e drunjëve dekorativ në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Epopeja e Jezrecit”, ndërsa fshati Greme ka përfituar tabelat digjitale, ndërkaq fshati Komogllavë rregullimin e oborrit të shkollës.
Dëgjimet buxhetore konsiderohen si një iniciativë shumë e dobishme për përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Projekti i mbjelljes së drunjëve dekorativ dhe rregullimet në shkolla janë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e mjedisit dhe infrastrukturës në këto zona.
