Kryetari i Komunës së Ferizajt , Bajrush Xhemaili, si dhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Zhvillim dhe Rindërtim, Ardian Ferizi kanë filluar të mbajn takime konsultative me qytetarët e komunës së Ferizajt. Ata janë njoftuar nga afër me problemet e qytetarëve të lagjës së parë në Shkollën Fillore “Jeronim de Rada” , si dhe me qytetarët e pjesës së dytë të qytetit në Shkollën Fillore “ Ahmet Hoxha” në Ferizaj.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili është shprehur se takimet konsultative, mbahen në bazë të ligjeve ashtu siç obligohen dhe kjo ka qenë edhe forma më e mirë që të bashkëbisedohet me qytetarët. “Këto takime neve na lehtësojnë që ta bëjmë një projket-buxhet sa më të mirë. Me këtë takime që po i mbajnë neve na ndihmoni që të dimë sakt se cilat janë hallet dhe problemet e qytetarëve që ballfaqohen me to” është shprehur Xhemaili, duke shtuar se projekt buxheti për vitin 2012 është rreth 6 milion e 100 mijë euro për investime kapitale. “Sigurisht se nevojat janë shumë më të mëdha , por kaq është buxheti”, tha Xhemaili.
Nga ana qytetarët e Ferizajt të pranishëm në këtë takim konsultativ parashtruan edhe kërkesat e tyre, të cilat më shumë ishin të fokusuar në aspekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës dhe investimet që duhet bërë kryesisht në infrastrukturë, rrjet kanalizimi, ujësjellës etj. Agim Maliqi, qytetarë i rrugës “Mihajl Grameno”, ka falenderuar kryetarin e Komunës, Bajrush Xhemailin , për të gjitha investimet që ka bërë , ndëresa ka kërkuar që të bëhet edhe asfaltimi dhe meremtimi i rrugës së tij.
Edhe Afrim Grantolli nga rruga “Afrim Abazi”, e cila gjendet në rrugën “Naim Beka”, ka kërkuar që të asfaltohet kjo rrugë e cila është rreth 200 metra, ai ka thënë se banorë janë të gatshëm edhe të participojnë në atë projekt.
Ndërsa , mësusja me përvojë shumë vjeçare në arsim , Sadije Çarkagjiu, ka falenderuar kryetarin Xhemaili për përkrahjën që i ka dhënë asaj në rregullimin e parkut të shkollës” Ahmet Hoxha”, ndërkaq ka kërkuar që të bëhet edhe rregullimi dhe asfaltimi i rrugës “Imri Halili”.
Pas dëgjimit të halleve të këtyre qytetarëve kryetari Xhemaili dhe drejtori Ferizi, i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të qytetarëve që kanë parashtruar në këtë takim konsultativ. Kryetari i Komunës Bajrush Xhemailit , ka thënë se synim parësor i tij mbetet që deri në vitin 2013 të mos mbetet asnjë rrugë pa u asfaltuar, por do të rregullohet edhe rrjeti i kanalizmit dhe ujësjellsit.
Me qëllim të përfshirjës së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2012-2014, Kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili ka filluar një serë takimesh me qytetarët e Feriazajt, por edhe me banorët e fshatrave të komunës së Ferizajt.