Vendin e ngjarjes nga afër doli ta sheh edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, i cili ndjeu keqardhje për rastin e ndodhur. Ai tha se si komunë po angazhohen shumë seriozisht që të bëjnë një zgjidhje për këtë problematikë.
“Në si komunë do të bëjmë përpjekje që të angazhojmë një njëri në kuadër të komunës që të punojë edhe në kujdestari që do të funksionin sikurse të kalimi tek Fabrika e Vajit në Ferizajt, dhe kjo pjesë e hekurudhës të mirëmbahet ekskluzivisht nga komuna. Ne kemi pasur takime të shumta edhe me drejtorin e hekurudhave të Kosovës me Agron Thaqin dhe e kemi shtruar këtë problematike po për shkak të mos zgjidhjes së kompetencave se kush është kompetent për ta zgjidh këtë probleme është zvarritur sikurse edhe shumë raste të tjera”, ka thënë Svarqa.
I pari i Ferizajt me tej ka shtuar se do të angazhohet seriozisht edhe në takime me bizneset e kësaj ane në mënyrë që së bashku me komunën të punojnë dhe të bëjnë ndonjë nënkalim ose mbi kalim për këtë vend.
U be ditur se ferizajasi i goditur mbrëmë nga treni është liruar në shtëpi. Pikërisht sot edhe organizata Inpo ka kërkuar nga pushtetit lokal që të bëjnë një zgjidhje për këtë vend.
Mbrëmë në Ferizaj në fshatin Varosh, treni ka goditur një veturë me c’rast lëndime morri një djalosh 23 vjeçar nga Ferizajt.