
Me këtë rast kryetari Aliu, është shprehur se do të bashkëpunojë ngushte me këtë kategori, por edhe me kategoritë tjera të dala nga lufta e UÇK-së.
E nga ana tjetër Rafiz Sejdiu, kryetar i OVL-së së UÇK-së Rafiz Sejdiu së bashku me kryesinë e ti e ka uruar kryetarin Aliu, për detyrën e re, duke thënë se kjo organizate do ti ofrojë bashkëpunim edhe në realizmin e shumë projekteve që kanë të bëjnë me kategoritë e dala nga lufta.
Ishte ky takimi i parë i këtij lloji mes kryetarit Aliu dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.