Ky projekt është tepër i rëndësishëm për banorët e asaj pjese të qytetit dhe synon që të eliminojë vërshimet e kohëpaskohshme që ndodhin aty nga të reshurat.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili ka thënë me këtë rast se ky projekt është i rëndësishëm për banorët, ngase ndihmon në rregullimin e shtratit të lumit dhe pastrimit të një pjese të tij. "Ky projekt do të shërbej për banorët që jetojnë atje, dhe me rregullimin e shtratit të lumit do të reduktohen edhe vërshimet. Do të bëhet edhe pastrimi i lumit dhe kjo do t’u shërbejë qytetarëve që mos të rrezikohen më sikur deri më tani”, ka thënë Xhemaili.
Në anën tjetër udhëheqja e zyrës së UN-Habitat në Kosovë, Krystyna Galezia e ka vlerësuar këtë projekt duke thënë se do të jetë jetik për banorët tek lagjja përreth “Urës së Dudit”.
"Do të krijohet një hapësirë e mirë për qëndrim dhe për ecje”, ka thënë Galezia.
Ndryshe, ndihma e UN-HABITATIT gjatë viteve të fundit ishte mbështetja e komunës në hartimin e planeve zhvillimore komunale dhe urbane.
"Së bashku me komunën, ne kemi punuar edhe në aspekte tjera, siç është fuqizimi i qendrës së qytetit dhe përmirësimi i gjendjes përgjatë hekurudhës. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje", ka theksuar Galezia.
U bë e ditur se vlera e këtij projekti kalon 200 mijë dollarë.
Komuna e Ferizajt ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me UN-Habitatin për rregullimin e një pjese të shtratit të lumit Neredime, tek vendi i quajtur “Ura e Dudit”, në një gjatësi prej 300 metrash