Ky memorandum ka të bëjë me zbatimin e një projekti i cili titullohet “Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin e edukimit në Kosovë”, projekt ky që mbështete nga Programi për Angazhim dhe Barazi (E4E) e i financuar USAID/ATRC.
Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit ka për qëllim të rrisë përfshirjen e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit në Kosovë.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa si dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj.
Të dy nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo do t’i kontribuoj parandalimit dhe luftimit të korrupsionit dhe formave tjera të keq-menaxhimit dhe keqpërdorimit në sistemin e edukimit, si dhe do të kontribuoj në rritjen e komunikimit në mes të institucioneve të sistemit të edukimit, të rinjve dhe shoqërisë civile.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, këtë të mërkurë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e luftës kundër korrupsion në sistemin e edukimit.