Ky projekt ka për qëllim mbështetjen dhe përkujdesjen e integruar për të moshuarit dhe për personat me aftësi të kufizuara për qytetarët e Komunës së Ferizajt. Përmes këtij projekti parashihet të bëhet hapja e një qendre ditore për të moshuarit dhe shërbimet që do të ofrohen për personat më aftësi të kufizuara nëpër shtëpi.
“Normal kjo nënkupton krijimin e një bashkëpunimi edhe më të madh, forcon bashkëpunimin me Komunën e Ferizajt dhe të gjitha strukturat e tjera si shëndetësore dhe sociale. Çka është e veçantë në këtë rast është edhe shkëmbimi i informative që do t’i bëjmë edhe bashkëpunimin sa më të mirë në përmbushjen e atyre shërbimeve, për arsye se shpesh herë nuk e nënkupton vetëm mjetet buxhetore arritjen e një qëllimi, apo diçka po sidomos shkëmbimi i informative për këto grupe të qytetarëve në komunën e Ferizajt dhe koordinim sa më të mirë drejt arritjes se qëllimeve në përmbushjen e nevojave”, ka thënë Drejtori i Handikosit Afrim Maliqi.
Ai ka theksuar se më nevojë nënkupton të drejtat për shaka të asaj se të gjitha të drejtat për të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabarta.
Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka theksuar se ky projekt është i Handikosit nga niveli qendror, ku përveç komunës së Prishtinës ky projekt do të zhvillohet edhe në qytetin tonë.
” E veçanta e kësaj është se këto mjete të cilat janë deleguar nga Komisioni Evropian, sipas projektit të Handikosit një pjesë të kontributit parashihet të jepet edhe nga Komuna e Ferizajt dhe njëkohësisht ky bashkëpunim ne rrafshin e resurseve njerëzore sidomos me shëndetësinë primare, sepse në kuadër të aktiviteteve që kanë këta nuk do të ketë mundësi që t’i kenë të gjitha resurset njerëzore profesionale për t’i zhvilluar shërbimet sociale dhe shëndetësore të cilat janë paraparë. E përbashkëta e kësaj komplet është se të dy palët po përpiqemi që të zhvillojnë shërbime sociale të decentralizuara tashmë edhe kjo është një ndihmesë shumë e madhe për Ferizajn, për shkak se ne edhe ashtu përpiqemi që të ofrojmë shërbime sociale dhe shëndetësore për qytetarët tanë, mirëpo edhe në rrafshin profesionale dhe në rrafshet tjera nuk janë të gjitha mundësitë që sidomos personat me aftësi të kufizuara t’i ofrohen ato shërbime çka synojnë t’u ofrojmë dhe kjo për ne do të jetë si komunë një lehshim shumë i madh, do të jetë një qasje mjaft profesionale me njerëzit që do të angazhohen tani në këtë projekt”, tha Hyseni .
Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 400 mijë euro mjete këto për dy komuna atë të Prishtinës dhe Ferizajt. Ky projekt parashihet të zgjatë 2 vjet.
Këtë të mërkurë Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu si dhe Drejtori i përgjithshëm i Shoqatës “Handikos”, nënshkruan memorandum mirëkuptim .