Njoftohen mediat, organizatat joqeveritare dhe të gjithë të interesuarit, se kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa, së bashku me bordin e drejtorëve, caktoi sot Naim Feratin zëdhënës të Komunës së Ferizajt. Ky vendim u mor në vazhdën e përpjekjeve që po bën Komuna e Ferizajt për një qeverisje sa më transparente dhe për të qenë sa më afër publikut. Naim Ferati njëkohësisht është edhe drejtor i Drejtorisë së Administratës.
Prandaj, që nga sot, mediat, OJQ-të dhe të gjithë të interesuarit, mund ta kontaktojnë zëdhënësin Ferati në adresat elektronike: naimferati@gmail.com, naim.ferati@rks-gov.net, ose në tel: 044 988 777 dhe 038 2004 6003.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të hënë emëroi Naim Feratin, zëdhënës të Komunës së Ferizajt.