
Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerësuar tejet lart nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve në mënyrë që çdo here të bëhet më shumë në të mirë të të gjithë qytetarëve.”Vërtet këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme, për qytetarët ferizajas, për shkak të asaj se po zgjidhet një problem jetik për ta “, ka thënë Aliu, duke falënderuar CDI-në dhe Qeverine zvicerane për të gjitha projektet që ka realizuar në qytetin e Ferizajt.
Ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesi i CDI-së Astrit Vokshi, ka thënë se qeveria zvicerane gjithmonë është e gatshme që të ndihmojë komunën e Ferizajt, në projekte të cilat kanë të bëjnë me rrjetin e ujësjellësit. “Ne si CDI do të ndihmojmë edhe në realizmin e projekteve të tjera. Këtë e bëjmë në mënyrë se secili qytetarë të ketë ujë të pijshëm”, ka thënë Vokshi.
Qeveria zvicerane që nga pas lufta në qytetin e Ferizajt, ka investuar me miliona euro në mënyrë që qytetarët çdo ditë e më shumë të kenë ujë sa më cilësor.
Vlera totale e këtyre projekteve të ujësjellësit për fshatrat Sazli, Prelez i Muhaxherëve dhe Prelez i Jerlive si dhe Papazi do të kushtojë rreth 430,000.00.
Ndersa per projektin e ujësjellësit te filluar me herët ketë vit ne fshatin Greme dhe Rakaj do te investohen 533,000.00 euro. Per te dy projektet se bashku me qeverinë zvicrane, atë të Kosovës dhe Komunës sonë do te investohen 963,000.00 euro.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për investime ne rrjetet e ujësjellësve me CDI-në të cilën e kryesonte Astrit Vokshi si dhe Faton Frangu, drejtor i kompanisë së ujit “Bifurkacioni” në Ferizaj.