Gjatë një konference për medie, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i DKA-së, Muhamet Halili, kanë bërë publike detaje të memorandumit që kanë lidhur Drejtoria e Arsimit me Drejtorinë e Bujqësisë lidhur me këtë iniciativë.
Bazuar në këtë marrëveshje nga pesë nxënës të shkëlqyeshëm në profilet që ofron kjo shkollë gjatë viti të parë do të marrin nga 20 euro në muaj për vit, ndërsa në vitin e dytë Drejtoria e Bujqësisë, ka paraparë që këtyre nxënësve varësisht nga drejtimi t’u jepet përkrahje përmes ndarjes së lopëve, bletëve, serrave apo fidaneve.
Kryetari Svarqa, ka thënë me këtë rast se më këtë po tentohet që në radhë të parë disa nga profesionet që konsiderohen prioritare për ekonominë dhe bujqësinë të jenë prioritet i komunës, por kështu jep mundësi edhe për krijimin e vetiniciativave në dobi të zhvillimeve në kuadër të ekonomisë bujqësore.
"Ne kemi arritur një pajtueshmëri brenda Bordit të drejtorëve që DKA-ja dhe DB-ja të jenë nënshkruese të një memorandumi të përbashkët i cili do të nxitë interesimin e nxënësve që regjistrohen në shkolla të mesme që marrin drejtimin e bujqësisë për shkak se kohëve të fundit ne kemi vërejte një rënje të dukshme të interesimit të nxënësve për tu regjistruar në këto drejtime dhe në kuadër të kësaj ne kemi dëshiruar që të bëjmë një stimulim të këtyre nxënësve", ka thënë Svarqa.
Ky projekt që po konsiderohet unikat në nivel vendi parasheh përkrahjen e pesë nxënësve të secilës klasë që do të arrijnë suksese më të mira. Kryetari Svarqa, se kjo masë përforcon edhe orientimin e tyre drejtë këtyre degëve të rëndësishme të bujqësisë siç janë blegtoria, pemëtaria, vreshtaria, lavërtaria, perimtaria , mbrojtja e bimëve, hortikultura, veterinaria dhe bletaria.
"Në vitet e dyta drejtoria e bujqësisë do t’i subvencionoj të njëjtit me p.sh me nga dy koshere bletë nxënësit e bletarisë, të blegtorisë me nga një lopë, pesë nxënësit të cilët orientohen për blegtori si dhe ata për veterinari, në mënyrë të që të kultivohet kulti i punës që puna mos të jetë ajo që konsiderohet si njëfatur mirëpo që konsiderohet si përparësi dhe përgjegjësi. Duke vepruar kështu edhe për ata që mund të kenë përfitime të serrave, fidaneve në mënyrë që të bëhet një strukturim edhe këtyre degëve të bujqësisë", ka nënvizuar Svarqa. Në anën tjetër drejtori DKA-së, Muhamet Halili, ka vënë në spikamë se ky projekt e ka një kosto dhe se varësisht nga suksesi do të aplikohet edhe për shkollat tjera profesionale të komunës. "Shkolla e bujqësisë me këtë subvencionim të cilin ne e kemi menduar, do të ketë nxënës të mirë .Për një vit shkollor nxënësit e klasave të nënta do të gëzojnë nga 20 euro në muaj për vit .Pas vitit të parë këta nxënës në bazë të një vlerësimi që do ta bëj një komision i përbashkët, varësisht nga suksesi do ta gëzojnë beneficioni e dytë që mundte me qenë një një lopë, dy koshere bletë etj" ka thënë Halili.
Ndryshe, u bë e ditur se buxheti për vitin e parë do të jetë diku 7 mijë euro, ndërsa qëllimi mbetet kthimi i interesimit të nxënësve nga drejtimet bujqësore që jen profitabile. Zyrtarët kanë thënë se suksesi i këtij projekti do të jetë shtytës edhe për shkollat tjera profesionale.
Me qëllim të rritjes së interesimit për drejtimet e bujqësisë, komuna e Ferizajt ka paraparë që gjatë vitit të ardhshëm shkollor të mbështesë materialisht 35 nxënës të shkëlqyeshëm të cilët do të orientohen në ndonjërën prej degëve që ofron Shkolla për Agrobiznes dhe Teknologji"Zenel Hajdini" në Ferizaj.