
Gentian Mehmeti, përfaqësues i donatorit tha se kjo ndihmë është modeste porse vullnetmirë, që mjekëve e infermierëve t’i sigurohet mbrojtja e nevojshme në punën e tyre të përditshme në trajtimin e pacientëve e aq më tepër tani në kushtet e pandemisë së virusit COVID-19 apo i njohur si CoronaVirus-i.
Falënderues në emër të Komunës së Ferizajt e Kryetarit Aliu për këtë donacion u shpreh drejtori i DShMS-së, Bekim Ademi. Kurse drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri e cila pranoi këtë donacion tha se iniciativa të tilla janë të mirëpritura dhe se stafi shëndetësor i janë falënderues gjithësecilit që në këto ditë të vështira të krizës shëndetësore po i gjenden pranë punonjësve shëndetësor me pajisje e materiale të ndryshme mbrojtëse.
Doreza, syze mbrojtëse, mantele mbrojtëse, dezinfektues e shiringa ishte donacioni që u pranua sot nga QKMF që kap vlerën e afro katër mijë eurove.