Anëtarë të komiteti për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, janë mbledhur sot për të diskutuar pikat e rendit të ditës të caktuara për mbledhjën e tetë të rradhës. Në mbledhjën e Kuvendit të Komunës do të jetë një propozim vendim për ridestinimin e mjeteve buxhetore për vitin fiskal 2011, propozim vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm , do të jetë një propozim vendim për miratimin e Planit rregullues “Qendra”, propozim vendim për komponentat plotësuese të PZHU dhe PZHK, propozim vendim për kufizimin e ofrimit të shërbimeve të caktuara komunale dhe kushtëzimin e ofrimit të këtyre shërbimeve me pagimin e faturave për mbeturina dhe ujë.
Anëtarët e Komiteti për Politikë dhe Financa në parim kanë miratuar të gjithë këto pika të rendit të ditës , për mbledhjën e cila do të mbahet nesër në orën 10.00.
Është mbjatur mbledhja e tetë e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa