Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, janë mbledhur sot për të diskutuar pikat e rendit të ditës të mbledhjës së shtatë të Kuvendit e cila do të mbahet me 28 korrik.
Anëtarët e këtij komiteti kanë votuar unanimisht për të gjitha pikat e rendit të ditës, ndërsa vlen të theksohet se është hequr vetëm pika e tetë që kishte të bënë me një inoformatë për dëmet nga breshëri.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me 28 korrik e enjte duke filluar nga ora 10.
Është mbajtur mbledhja e shtatë e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa