Në ketë mbledhje KPF-ja,i ka propozuar kuvendit për aprovimin e orarit të mbajtjes se seancave të punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2011. Si dhe propozimin për shpalljen e interes të përgjithshëm ng. kad. 84/27, në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla’’ dhe ,, Kadri Zeka’’ për ngritjen e një lapidarit për atdhetarët Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekës, Kryesuesi i Kuvendit Agim Aliu ka thënë se është një kërkesë e disa qytetarëve të këtyre dy rrugëve që kërkojnë ngritjen e këtij lapidari, por dy anëtarët e këtij komiteti Xhavit Zariqi dhe Sahit Krasniqi, kanë kërkuar qe ndërrimi të bëhet brenda normave normale të kompensimit. Po ashtu KPF-ja, i ka propozuar Kuvendit të Komunës që të marr vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ng.kad. 1066/3, për ndërtimin e rrugës së re që lidh rrugën ,,Liamn Reka’’, ,,Imri Halili’’ me rrugën ,, Enver Topalli, kryesuesi i kuvendit ka thënë se është në interes të komunës sonë që të bëjmë shpronësimin e kësaj rruge, pasi që kemi hartuar projektin për rrugën e re e cila do të ndërtohet gjatë këtij viti, dhe do të lidh tri rrugë të rëndësishme. Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet me 31 janar 2011 Komiteti për Politikë dhe Financa i propozon Kuvendit të Komunës që të marrë vendim për shpronësimin e Ng.kad.84/27, për ngritjen e lapidarit për atdhetarët vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka .