Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtaret e këtij komiteti, por edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Në këtë mbledhje drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik të Projekt-Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029 dhe Draft-Planin e Veprimit për Rininë 2024-2027.
E në anën tjetër drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, pati më së shumti pika të rendit të ditës. Ai në këtë mbledhje ka bërë propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit rë QKMF në Koshare, propozim – vendimin për këmbimin e ngastrave kadastrale 1243-0, 1244-0 dhe 1245-3 Z.K. Sojevë, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 295-1 Z.K. Fshat i Vjetër, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim-vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 467-2 Z.K. Prelez i Jerlive, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 469-0 Z.K. Prelez i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01.Nr.111 të datës 31.08.2022.
Poashtu u diskutua edhe për propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 3206-0 Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 489-16 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës kadastrale 710-0 Z.K. Bibaj, me sipërfaqe prej 6 m2, KEDS-SH.A, propozim – vendimi për aprovimin e kërkesave për blerjen e banesave për të cilat ekziston e drejta e parablerjes, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 692-4, 694-2, 693-3 Z.K. Prelez i Jerlive, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1178-0 Z.K. Prelez i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 963-1 Z.K. Talinoc i Muhaxherëve, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 7-0 Z.K. Muhoc, pronë e Komunës së Ferizajt.
Në këtë mbledhje poashtu u diskutua edhe për propozim-vendimin për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Rrugicave dhe Shesheve për kompletimin e adresave komunale.