
Kemalj Ramadani, anëtar i KPF-së nga radhët e AAK-së , ka bërë vërejtje, se edhe ketë vit nuk janë future shpenzimet e drejtorisë Rini Kulturë e Sport, ai u ndal tek reklamat e firmave të ndryshme që sponzorojnë për sportet ferizajase, ai theksoi se të gjithë të hyrat duhet të menagjohen nga përmes drejtorisë përkatëse, në mënyrë që mos t e ketë dyshime për keqmenagjime.
KPF-ja, gjithashtu ka marr vendim edhe për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e një qendre për zjarrfikësit , si ndarjen e dy parcelave tjera ,njëra në për AKI-në dhe një tjetër për varrezat e fshatit Babush i Ri .
Është vlerësuar që qendra ekzistuese e zjarrfikësve, nuk i plotëson kërkesat për intervenim në kohë shumë të shpejtë në të gjitha pjesët e qytetit, andaj është vlerësuar e domosdoshme ndërtimi edhe i një qendre tjetër .