Është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi.
Në këtë mbledhje drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini, ka bërë propozim-vendimin për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prelez të Muhaxhëreve.
Për këtë pikë të rendit të ditës, kanë diskutuar disa nga anëtarët e KPF-së, ndërsa me vota uanime u vendos që kjo pikë të diskutohet ne mbledhjen e KK-së.
Poashtu në këtë mbledhje u morë vendim që raportet e kompanive publike të Ferizajt, të diskutohen në kuvend.
Mbledhja e KK-së do të mbahet me datën 30 tetor duke filluar nga ora 10:00.