Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi, ndërsa kanë marrë pjesë drejtorë të drejtorive komunale, por edhe anëtarë të këtij komiteti.
Në këtë mbledhje drejtorja e drejtorisë së financave Sebahate Ajeti-Sadiku, anëtarët e këtij komiteti i ka njoftuar në lidhje me propozim-vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025.
Poashtu ajo ka bërë edhe propozim-vendimin për lirimin-faljen e qiranë për lokalin në Rr ”Ramadan Rexhepi”, në pronësi të Komunës si dhe raporti financiar janar-shtator i vitit 2024.
Ndërsa, drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit, Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për publikimin e listës së pronave të Komunës së Ferizajt për dhënien në shfrytëzim për vitin 2025. Ai ka bërë edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 706-0 Z,K Lloshkobare, pronë e Komunës së Ferizajt , me pjesën e ngastrës kadastrale 7-5-3 dhe 705-04 Z.K Lloshkobare pronë private.
Poashtu drejtori Murseli, bëri edhe propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 992-0 Z.K Talinovc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt, me ngastrën kadastrale 376-1 dhe 378-3 Z.K Nerodime e Ulët, pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.
Në këtë mbledhje u bë edhe propozim0vendimi për miratimin e Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Ferizajt 2024-2029 dhe Planin e Veprimit Rinor 2024-2027.
