Fillimisht kryesuesi i kuvendit Xhavit Zariqi, ka përshëndetur të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë qytetarët pranishëm për kontributin e dhënë me kërkesat e tyre për realizimin të projekteve nga ana e Komunës për vitin 2025.
E nga ana tjetër drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, të pranishmit i ka njoftuar në lidhje me buxhetin e vitit 2025, por edhe me kërkesat e qytetarëve që i kanë parashtruar gjatë dëgjimeve buxhetore që ka mbajtur ekzekutivi komunal.
Ndërsa qytetarët e pranishëm në sallën, kërkuan më shumë kopshte për fëmijë, rrugë, transportin publik urban, si dhe një mbikëqyrje më të madhe për ndarjen e mjeteve edhe për Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Ferizaj.
Buxheti i vitit 2025 pritet të miratohet në fund të këtij muaji nga Kuvendi i Komunës.