Drejtori i drejtorisë për ekonomi e financa Mustafë Grainca theksoi se komuna deri në muajin korrik ka inkasuar 1 710 291.01 euro, vlerë kjo që potë bëhet në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ( 2009) është më e lartë për 2.04% apo në vlerë 34 250.25 euro, duhet theksuar se vlera e inkasuar për ketë periudhë është inkurajuese për faktin se kemi tejkaluar vitin paraprak e po ashtu arritëm që për ketë periudhë të realizoj planin shtatëmujor të rishikuar për 93.62 % ka theksuar drejtori Mustafa .
Ai theksoi se të hyrat e tatimit në pronë si e hyrë primare në kuadrin e të hyrave vetanake për ketë periudhë raportuese është 624 360.45 euro e që në krahasim me vitin 2009 rezulton me rritje prej 63c827.23 euro apo 11.39 % ndërsa plani u realizua për ketë periudhë për 97% .
Ndërsa për shpenzimet vitit 2010 që nga 1 janari e deri më 31 korrik janë shpenzuar në vlerë 6 189 194.9 € apo 38.06% nga totali i buxhetit .Vlera e buxhetit për vitin 2010 pas rishikimit është 16 261 478.00€. Gjatë kësaj periudhe raportuese në kuadër të kategorisë së investimeve kapitale gjithsejtë shpenzuam 616 719.3€ apo 10.45% nga totali mjeteve të ndara për këtë kategori buxhetore prej 5 898 905.00€ nga të dy burimet, granti qeveritar si dhe të hyrave vetanake. Është e ditur tani më se zhvillimi i projekteve kapitale sidomos ato të infrastrukturës siç janë asfaltimi i rrugëve pastaj vendosja e kanalizimit si dhe ujësjellësit në tre muajt e parë të vitit fiskal është i pamundur për faktin se mungojnë kushtet optimale atmosferike, dhe dinamika gjerë tani është zhvilluar kryesisht në bazë të planit të prokurimit. Deri më 31.07.2010 kanë përfunduar 16 projekte kapitale , janë në proces të zhvillimit të tyre 51 projekte, dhe në fazën e prokurimit janë 26 projekte. Gjithsejtë deri në mbyllje të vitit fiskal 2010 janë planifikuar dhe miratuar për tu finalizuar 81 projekte kapitale. Kategoria buxhetore e cila më së shumti ka shpenzuar buxhetin është ajo “Paga dhe mëditje” në vlerë shpenzuese prej 4 531 334.7 € apo 56.90% nga totali i mjeteve të ndara për këtë kategori ka than Mustafë Grainca Drejtori i drejtorisë për Ekonomi e Financa .
Gjithë ashtu KPF-ja i ka dhënë vize edhe ndërrimit të destinimit të pronave nga toka Bujqësore në atë Ndërtimore
Ndërsa Kryesuesi Agim Aliu ka kërkuar që në parim të pajtohen edhe për aprovimin e Planit Lokal të Veprimit të Personave me Aftësi të Kufizuar a, mbi bazën e mundësive buxhetore, komuna të ofroj gjithë atë që është e mundur qe ky plan të realizohet, ky plan nuk do të aprovohen për vitin 2010-2011 por për vitin 2011-2012, ka theksuar Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu .
Mustafë Grainca ka than se të hyrat e tatimit në pronë si e hyrë primare në kuadrin e të hyrave vetanake për ketë periudhë raportuese është 624 360.45 euro e që në krahasim me vitin 2009 rezulton me rritje prej 63c827.23 euro apo 11.39 % ndërsa plani u realizua për ketë periudhë për 97% .