Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e kryesuar nga kryesuesi Osman Emini.
Në këtë mbledhje u diskutua për planifikimin e Planit të Punës së Komitetit, si dhe për çështje të tjera me rëndësi për funksionimin dhe aktivitetet e tij.
Po ashtu, anëtarët e Komitetit u dakorduan për mbajtjen e takimeve të rregullta, të cilat janë obligative, me qëllim të koordinimit më të mirë dhe trajtimit me kohë të çështjeve që lidhen me komunitetet.
Mbledhja u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe angazhimi për realizimin e objektivave të Komitetit.