Pasditen e sotme Komiteti për Komunitete, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Këtë mbledhje e ka udhëhequr Osman Emini, kryesues i këtij komiteti.
Në këtë mbledhje janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës, por ajo që u diskutua më shumë ishte plani vjetor i punës së këtij komiteti.
Gjatë kësaj mbledhje janë dhënë edhe disa rekomandime për rregullimin e disa rrugëve dhe rrugicave ku është punuar së fundmi dhe kanë qenë disa probleme me të cilat po ballafaqohen banorët.