Në këtë takim është diskutuar lidhur me gjendjën e bujqësisë, pylltarisë dhe mjedisitë në komunën e Ferizajt, niveli i zbatimi të ligjit për tokat bujqësore dhe pytësori të cilin e ka dërguar Komisoni Parlamentar në lidhje me disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me fushën e bujqësisë dhe planifikimit në përgjithësi. Ajo çka është diskutuar në këtë takim ka qenë edhe legjislacioni kundërthënja në mes të ligjeve të aprovuara si dhe pengesat të cilat i ka komuna për zhvillim të aktiviteteve në mungesë ku legjislacioni bjen në kundërthënje.
Ajo që ishte më e rëndësishjma gjatë këtij takimi si për komunën, por edhe për Komisionin Parlamentar të Bujqësisë, ishte çështja e mbrojtjës së pyjeve si dhe ruajtja e tokës bujqësore. Nga ky takim doli si statistikë se shndrrimi i tokës bujqësore në tokë ndërtimore kap një shifër të vogël që është e kënaqëshme në aspektin pozitiv, për shkak se në bazë të informacioneve që nga viti 2007, e deri në gjashtë mujorin e këtij vitit, del se nuk ka dëmtim të pronës, mirëpo ajo çka shihet në terren, jep një pamje që kemi degradim më të madh të tokës bujqësore se sa që është në fakt me dokumentacion.
Kreu i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, nënkryetari i komunës , Besim Zymberi si dhe Drejtorë të Drejtorive komunale , kanë pritur sot Komisioni parlamentar për Bujqësi , Zhvillim Rural, Planifikim dhe Mjedisë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.