Në bulevardin e qytetit në Ferizaj, sonte është organizuar koloni artistike e artistëve ferizajas, konkretisht Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”, në bashkëpunim edhe me Galerinë e Arteve në Ferizaj.
Në hapjen e kësaj ekspozitë ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, drejtues të galerisë së arteve si dhe shumë mysafirë, por edhe artistë ferizajas.
Kjo ekspozite kishte për qëllim që mërgimtarët tanë të njoftohen nga afër me punime artistike që bëjnë artistët ferizajas, por edhe me gjerë.