Kënaqësi e veçantë të mirëpres drejtuesit e Klubit të Ping-Pongut “Gani Maloku” prirë nga Ylli Maloku dhe Fitim Krasniqi bashkë me anëtarët Kampion të Kosovës
në pothuajse secilën kategori, duke qenë anëtarët e saj edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës
në këtë sport.
Ky Klub ndonëse i ri, është pjesë e Superligës së Kosovës e ku së fundmi, në Turneun Ndërkombëtar në Mal të Zi “Podgorica Open 2024” – Arjon Krasniqi u shpall Kampion në grupmoshat U9 dhe U11 , po ashtu Erina Vranovci U11 e Ajan Vranovci në kategoritë U 13 siguruan medalje të bronzta
Kënaqësi t’i mirëpres klubin e kampionëve në përmbyllje të një viti të suksesshëm për këtë klub, duke i përgëzuar e ofruar gjithë mbështetjen tonë në rrugëtimin e tyre sportiv.