Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Ferizajt u mblodh sot, në prag të sezonit të ardhjes së mërgimtarëve për pushime, për të shqyrtuar përgatitjet e pritjes së tyre nga ana e Komunës dhe për çështje të tjera.
Kryesuesi i këshillit dhe kryetar i Komunës, Muharrem Svarqa, konstatoi se janë bërë dhe po bëhen përgatitje për pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve. Është hartuar edhe plani i pritjes, i cili përmban: vendosjen e tabelave përshëndetëse në hyrje-daljet e Ferizajt, ndërmarrjen e veprimeve nga administrata komunale për ofrimin e shërbimeve të mira për diasporën, përfshirë rritjen e numrit të punëtorëve në ofiqari, zgjatjen eventuale të orarit të punës gjatë korrikut dhe gjysmës së parë të gushtit, organizimin e takimeve me policinë, në mënyrë që të përgatitet plani i veprimit policor për mobilizim të shtuar gjatë korrikut dhe pjesës së parë të gushtit, përgatitjen dhe organizimin e një takimi me bashkatdhetarë të diasporës, me qëllim të bashkëbisedimit për të identifikuar mënyrat e vendosjes së kontakteve e të bashkëpunimit me komunitetet e tyre, caktimin e një zyrtari në Komunë, i cili do të angazhohej për krijimin dhe kultivimin e kontakteve me diasporën dhe me adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të, organizimin dhe mbajtjen e aktiviteteve e shfaqjeve kulturore e sportive për bashkatdhetarët e diasporës etj.
Këshilli Komunal për Siguri në bashkësi i Ferizajt vlerësoi edhe përfundimin e vitit shkollor 2013-2014, diskutoi për masat eventuale gjatë sezonit të pushimeve verore e të tjera.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Ferizajt u mblodh sot, në prag të sezonit të ardhjes së mërgimtarëve për pushime, për të shqyrtuar përgatitjet e pritjes së tyre nga ana e Komunës dhe për çështje të tjera.